Një gjykatë zvicerane dënoi katër anëtarë të familjes miliardere Hinduja me 4,5 vite burg, pasi u shpallën fajtorë për shfrytëzimin e stafit të shtëpisë, në shtëpinë e tyre në liqenin e Gjenevës, përfshirë detyrimin e tyre për të punuar 18 ditë me pagë të ulët, ndërkohë që ata u liruan nga akuzat për trafikim njerëzor.
Prakash Hinduja dhe gruaja e tij Kamal u dënuan me katër vjet e gjysmë burg, ndërsa djali i tyre Ajay dhe gruaja e tij Namrata u dënuan me katër vjet pasi u shpallën fajtorë për shfrytëzim dhe punësim të paligjshëm.
Punëtorët në shtëpinë e familjes Hinduja në liqenin e Gjenevës pretenduan se u paguan 8 dollarë për një turn të tërë 18 orësh, një shumë më pak se 1/10 e kërkuar sipas ligjit zviceran.
Anëtarët e familjes u përballën me akuza penale të trafikimit të qenieve njerëzore për pretendimet se sillnin në mënyrë të paligjshme personelin e familjes brenda dhe jashtë Zvicrës pasi ua kishin konfiskuar pasaportat dhe i pengonin ata të largoheshin nga prona zvicerane.
Akuzat për trafikimin e qenieve njerëzore kundër familjes Hinduja u hoqën pasi gjykata thuhet se vendosi që stafi e kuptonte pjesërisht se çfarë po ndodhte me ta.
”Avokatët që përfaqësojnë katër anëtarët e familjes thanë se do të apelonin vendimin e gjykatës”, sipas BBC.
Familja Hinduja ka një vlerë neto prej 20 miliardë dollarësh që nga tetori dhe u rendit e shtata në listën e Forbes për më të pasurit e Indisë vitin e kaluar.
Familja kontrollon grupin Hinduja, një konglomerat shumëkombësh i themeluar në vitin 1914 me interesa në transportin detar, bankar dhe media.
Pjesa më e madhe e pasurisë së familjes gjenerohet nga investimet e grupit nëpër sektorë si nafta, kujdesi shëndetësor dhe pasuritë e paluajtshme, pas disa dekadash tregtimi të mallrave në Indi.
Prakash dhe Kamal jetojnë në Monako dhe familja zotëron pasuri të paluajtshme në Londër dhe Bombei.