Pas kalimit të vettingut, Elsa Toska do të jetë një prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 43-vjeçarja u votua sot në Kuvend me 105 vota pro dhe 2 kundër.
Elsa Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese. Më 12 shkurt të këtij viti, Toska si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kaloi me sukses Vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.03.2019.
Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.
Edhe Fiona Papajorgji u votua sot në Kuvend me 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmuar në detyrë një vit më parë këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji. Trupa e KPK e përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Fiona Papajorgji iu nënshtrua Vettingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional