Një familje refugjate siriane në Gjermani ka quajtur vajzën e saj të porsalindur, Angela Merkel Muhammed, si shenjë mirënjohje ndaj kancelares gjermane për politikën e saj të azilit në vitin 2015, thanë zyrtarët e spitalit.
“Emri i parë i vajzës është Angela, i dyti është Merkel. Me këtë vendim, prindërit donin të tregonin mirënjohjen e tyre ndaj kancelares”, tha një zëdhënëse e spitalit të Shën Franziskut në qytetin gjerman të Muensterit.
“Angela Merkel Muhammed ka lindur më 16 gusht, është 53 centimetra e gjatë dhe peshon 3,920 gramë”, tha ai duke shtuar se vajza ishte fëmija i pestë i prindërve.
Nëna e saj, Azi Faraj dhe babai Khalid Muhammed, mbërritën në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015.
Merkel, për shkak të mbajtjes së një fushate zgjedhore në Muenster, humbi mbështetjen e popullit vitin e kaluar lidhur me shqetësimet rreth asaj se si Gjermania mund të thithë një fluks prej mbi një milion emigrantësh.
Por me fillimin e rrjedhës së refugjatëve, popullariteti i Merkelit është rikuperuar.
Sondazhet i nxjerrin konservatorët e saj rreth 15 pikë përqindje përpara rivalëve të tyre më të afërt para zgjedhjeve kombëtare në 24 shtator.
Nuk është hera e parë që një familje e refugjatëve në Gjermani e ka quajtur fëmijën e saj të sapolindur në këtë mënyrë.
Në shkurt 2015, Angela Merkel Ade lindi në një spital në qytetin verior të Hanoverit.
Nëna e saj kishte migruar nga Gana në Gjermani.