Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag.
Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja “Der Spiegel”, e cila citon një raport qeveritar të komisionit të buxhetit të parlamentit gjerman, sipas të cilit shpenzimet mes të tjerash kishin të bënin edhe me numrin e madh të punonjësve në zyrë, 9 nga 4 të planifikuar.
Sipas Spiegel, Merkelit i është vënë gjithashtu në dukje se zyra e saj ka për qëllim vetëm “përmbushjen e detyrimeve post-zyrtare” dhe se “përjashtohet nga përdorimi për qëllime private ose për të gjeneruar të ardhura shtesë”.
Nën objektivin e Ministrisë së Financave, kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimeve të Merkel, rimbursimi i të cilave, do të merret në konsideratë vetëm nëse ish-shefja e qeverisë ka udhëtuar për llogari dhe në interes të Republikës Federale të Gjermanisë.