Bota Angela Merkel refuzon ofertën e punës nga OKB

Angela Merkel refuzon ofertën e punës nga OKB

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar një ofertë pune nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Merkel “foli në telefon me sekretarin e përgjitshëm javën e kaluar, e falendëroi atë, por i bëri të ditur atij se nuk mund ta pranonte ofertën”, tha një zyrtar i zyrës së kancelares të mërkurën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i kishte ofruar ish-kancelares gjermane, Angela Merkel një post këshilltareje në OKB.

Guterres i kërkoi Merkelit të kryesojë një komitet këshillues të udhëhequr nga ish-krerë shtetesh dhe qeverish.

”Paneli duhet të identifikojë të mirat publike globale dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, ku përmirësimet e qeverisjes janë më të nevojshme, si dhe të propozojë opsione se si mund të arrihet kjo”, deklaruan burime pranë OKB-së.

Shtresa e ozonit është një shembull i një të mire publike globale dhe termi mund të aplikohet gjithashtu për rregulloret e zbatueshme ndërkombëtarisht si për sigurinë e fluturimeve ashtu edhe për tregtinë globale.

Guterres thuhet se ia bëri ofertën direkt ish-kancelares Merkel.