Angelina Jolie rikthehet për publikun përmes një interviste për revistën ‘British Vogue’, që do të jetë në shitje nga 4 shkurti. Aktorja e njohur hollivudiane mësohet se ka mirëpritur punonjësit e revistës në botën e saj për të kaluar dy ditë në shtëpinë e saj bashkë me gjashtë fëmijët, Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeçe, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët 12 vjeç, Vivienne and Knox.
Gjatë intervistës së rrallë ajo tregon jetën si nënë, si dhe përmend shkurt ish-bashkëshortin Brad Pitt, ndërsa thotë se ka kaluar disa vite të vështira me zgjatjen e divorcit.
Disa nga pikat kryesore nga intervista:
Përmendja e Brad Pitt: “Doja që të ishin afër babait të tyre, i cili është vetëm pesë minuta larg. Ndjeva një presion të vogël kur u shpërngula. Sikur isha futur aty ku DeMille dhe Chaplin do të rrinin. Më pëlqen më shumë që nuk ka dhomë argëtimi, por shumë rrugë dhe vende për të ecur dhe menduar. Ndihem shumë me fat që e kemi në këtë kohë”.
Nëse është e lumtur (vështirësitë e viteve të fundit nga tejzgjatja e divorcit): “Nuk e di. Vitet e kaluara kanë qenë mjaft të vështira. Jam përqendruar në shërimin e familjes sonë. Po kthehet ngadalë, si akulli që shkrihet dhe gjaku kthehet në trupin tim. Por nuk ka përfunduar ende. Nuk jam ende ku duhet të jem, por shpresoj të jem. Po planifikoj. Më pëlqen të jem më e vjetër. Ndihem shumë më rehat gjatë të 40-tave, sesa kur isha më e re. Ndoshta sepse… nuk e di… ndoshta sepse nëna ime nuk jetoi shumë gjatë, kështu që ka diçka për moshën që ndihet si një fitore në vend të një trishtimi për mua”.
Për faktin që bën 50 vjeçe pas pesë vitesh: “Jam duke pritur me padurim të 50-at e mia – ndjej se do ta përshpejtoj hapin në të 50-at e mia. Megjithëse ishim në trampolinë një ditë më parë, dhe fëmijët thanë: ‘Jo, mami, mos e bëj atë. Do të vritesh’. Dhe mendova, ‘Zot, a nuk është kaq qesharake?’. Pak kohë më parë isha yll aksioni, dhe tani fëmijët po më thonë që të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten”.
Për të qenit nënë: “Nuk kam qenë kurrë shumë e mirë në të ndenjur pa lëvizur. Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithmonë e imagjinoja si Jane Goodall, duke udhëtuar në mes të xhunglës diku. Nuk e imagjinoja në atë kuptim të vërtetë, tradicional. Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një nënë tradicionale që qëndron në shtëpi. Po e menaxhoj, sepse fëmijët janë mjaft elastikë dhe po më ndihmojnë, por nuk jam aspak e mirë”.
Për të qenit shpresëdhënëse për të ardhmen: “Po ndiej se kam kaluar disa gjëra. Po përpiqem të kem shpresë. Mendoj se kjo është diçka që të gjithë e kemi zbuluar përmes pandemisë”.