Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie tha se ka një ditë në vit që fëmijët e saj mendojnë “vetëm si e si ta bëjnë të qajë”. Kjo është pikërisht “Dita e Nënës”, që në Shtetet e Bashkuara festohet më 9 maj.
Aktorja tregon se fëmijët e Angelina Jolie bëhen më bashkëpunues se kurrë për ta bërë këtë ditë sa më të veçantë dhe kanë gjithmonë një plan të detajuar.
“Ata e dinë që kjo do të thotë shumë për mua dhe nuk e harrojnë asnjëherë. Punojnë gjithmonë për të më befasuar me diçka. Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox mendojnë gjatë gjithë ditës që si ta bëjmë mamin të qajë. Ata mendojnë se është e rëndësishme që të më bëjnë gjithmonë të qaj dhe shpesh bëjnë shaka me faktin që unë përlotem shpesh”, deklaroi aktorja.
Jolie do rikthehet në ekran me “The Eternals” dhe me filmin “Those Who Wish Me Dead”.