Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi bllokimin e tretë kombëtar për Anglinë të hënën në mbrëmje.
“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për ta vënë nën kontroll këtë variant të ri. Kjo do të thotë që qeveria po ju udhëzon edhe një herë të qëndroni në shtëpi”, tha Johnson.
“Javët e ardhshme do të jenë më të vështirat”, tha Johnson, ndërsa vaksinat i cilësoi vaksinat si “mrekulli të shkencës” dhe që me to vendi po shikon dritë në fund të tunelit.
Izolimi pritet të mbetet në fuqi të paktën deri në mes të shkurtit, ndërsa të gjitha shkollat do të jenë të mbyllura.
Rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po rriten në mënyrë të paprecedentë për shkak të variantit të ri, me 30% më shumë pacientë Covid-19 në spitalet në Angli të hënën sesa një javë më parë.
Anglia ka mbi 50 raste në ditë prej pothuajse një jave, një rekord, viktimat janë në nivelet e pranverës.
Njoftimi për Anglinë pason një njoftim të mëparshëm se Skocia do të shkonte në bllokim, ndërkohë Uellsi dhe Irlanda e Veriut, dy kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ishin tashmë në bllokim.