Anglia është ndalur në një barazim 1-1 nga Ukraina. “Tre Luanët” morën vetëm një pikë në takimin e zhvilluar në Poloni, i vlefshëm për grupin C të eliminatoreve të Euro 2024.
Oleksandr Zinchenko kaloi Ukrainën në avantazh në minutën e 26, por anglezët rikthyen baraspeshën katër minuta përpara fundit të pjesës së parë, me anë të Kyle Walker.
Me këtë rezultat, Anglia mbetet në krye të grupit me 13 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje.
Ndërkohë që Ukraina mban vendin e dytë me 7 pikë, ndjekur nga Italia me 3, por me dy ndeshje më pak.
Suedia triumfoi 0-5 kundër Estonisë. Viktor Gyokeres, Dejan Kulusevski, Alexander Isak shënuan në 45 minutat e para.
Teksa suksesi me “manita” u kompletua nga golat e Robin Quaison dhe Viktor Claesson. Takimi Andorra-Bjellorusi, u mbyll në barazim pa gola.