Një anije luftarake ruse u afrua me agresivitet drejt një anijeje luftarake të Marinës amerikane ndërsa po lundronte në veri të detit Arabik të enjten, duke injoruar paralajmërimet nga pala amerikane dhe duke rrezikuar përplasjen, tha të premten Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Farragut sounded five short blasts, the international maritime signal for danger of a collision, and requested the Russian ship alter course in accordance with international rules of the road. pic.twitter.com/OGCeAGKOy3
— U.S. 5th Fleet (@US5thFleet) January 10, 2020
Incidenti është i fundit mes forcave ushtarake amerikane dhe ruse. Zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar shpesh këto raste si të rrezikshme dhe provokuese nga pala ruse. 7 muaj më parë, një tjetër incident ndodhi në Paqësor, kur anijet luftarake amerikane dhe ruse u gjendën pranë njëra-tjetrës dhe anija amerikane duhet të kryente një manovër emergjence për të shmangur përplasjen.
On Thursday, Jan. 9, while conducting routine operations in the North Arabian Sea, USS Farragut (DDG 99) was aggressively approached by a Russian Navy ship. pic.twitter.com/SCVyTINNqe
— U.S. 5th Fleet (@US5thFleet) January 10, 2020
Anija luftarake USS Farragut është pjesë e flotës së aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman dhe detyra e saj është interceptimi i anijeve armike, për t’i ndaluar të afrohen. Dy zyrtarë amerikanë thanë se anija ruse u afrua deri në 54 metra dhe mes dy palëve pati komunikim.