Anija shqiptare Oriku ka shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë në detin Egje
Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka raporton se emigrantët u shpëtuan gjatë mbrëmjen së djeshme në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh.
Emigrantët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Pas shpëtimit ata ju dorëzuan Rojës Bregdetare turke.