Ankimi i bërë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.
Gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtojë i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.
Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.
Për llogari të hetimit të Ahmetajt për katër vepra penale javën e kaluar Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një vile në Palasë dhe vilës së bashkëjetueses në Hamallaj.