Shëndet Ankthi dhe stresi, çaji antidepresiv me kamomil dhe lule bliri

Ankthi dhe stresi, çaji antidepresiv me kamomil dhe lule bliri

Zgjoheni herët, lart e poshtë nëpër autobuzë, të mbërthyer në trafik, stresi në punë, më pas kujdesi për fëmijët. Ajo çfarë është e nevojshme në fund të ditës është një çaj i mirë qetësues bimor. Rituali i përgatitjes në vetvete mund t’ju ndihmojë të gjeni atë paqe të brendshme që është kthyer përmbys gjatë ditës që jetohet në nxitim e sipër. Nëse ju zgjidhni përbërësit e duhur, rezultati është i garantuar.

ÇAJ QETËSUES BIMOR: CILAT BIMË?

Në mesin e bimëve që ndihmojnë për të larguar stresin dhe për të qetësuar ankthin, janë lule limoni, livando, murrizi, apo passiflora. Secili prej tyre ka ku më pak e ku më shumë veti relaksuese. Por nëse i keni nervat copë dhe nuk ju zë gjumi çaj qetësues më i mirë bimor është ai i përbërë nga kamomil dhe bli.

KAMOMIL DHE BLI, ËSHTË PËRZIERJA MAGJIKE

I pari ka qenë konsideruar gjithmonë si ilaç klasik për ankthin. Është një bimë barishtore që rritet zakonisht në Itali dhe në Evropë, si në fushat dhe në male. Lulet e tij, të cilat mblidhen dhe thahen janë të njohur për vetitë e tij, për të relaksuar muskujt dhe qetësuar sistemin nervor. Ndërsa pema e blirit përdoret në fitoterapi gjerësisht për efektin ‘vasodilator’ të tyre.

SI TA PËRGATISNI ÇAJIN QETËSUES BIMOR

Për të përgatitur këtë çaj qetësues duhen vetëm 5 gram kamomil dhe 5 gram bli. Derdhni ujë të nxehtë mbi lulet e thata dhe lëreni për 10 minuta. Nuk është e nevojshme që të shtoni sheqer. Nëqoftëse ju dëshironi, mund ta ëmbëlsoni atë me një lugë gjelle mjaltë. Ideale është ta pini çajin qetësues në mbrëmje, pak para se të shkoni në shtrat.