Aktori Anthony Hopkins nuk ka dalë asnjë ditë nga shtëpia që kur nisi pandemia e Covid-19 në Mars të këtij viti.
Pas 6 muajsh në karantinë të plotë 82-vjeçari, fitues i çmimit Oscar thotë se tashmë është “zyrtarisht i çmendur”.
Batutat i bën teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.
I admit I’m bonkers. You’re right, Spot. I better talk to Niblo🙀 pic.twitter.com/TkJESEbqhv
— Anthony Hopkins (@AnthonyHopkins) September 3, 2020
“Më ka ikur mendja”, tallet Hopkins në një video të publikuar online dhe që është bërë menjëherë virale.
Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.
Por në 6 muajt e karantinës, përveç klasikes ka provuar edhe modernen.
Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.