Aktualitet “Antimafia italiane i ka sjellë dosje SPAK-ut”, Karamuço: Një oligark pritet të...

“Antimafia italiane i ka sjellë dosje SPAK-ut”, Karamuço: Një oligark pritet të arrestohet, një tjetër ka ikur me urgjencë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha sonte në ‘Top Story’ se ka biznesmenë që nuk janë në nivelin e oligarkëve, por që kanë futur duart në çdo pushtet dhe politika hesht dhe sundimi i ligjit mbyll sytë. Ai zbuloi se SPAK ka letërkëmbime me autoritetet italiane pasi kjo skemë vjen nga Italia.

Eksperti tha se ka oligarkë që janë arratisur me urgjencë kur janë lajmëruar se do të arrestohet, ka të tjerë që thonë se iu merret fryma në burg nëse arrestohen, ndërsa një tjetër pritet të prangoset.

“Se nuk funksionon dot që nga 94’ kur u shpik “ekomafia”, nuk funksionon dot politika pa biznesin dhe pa mafian. Janë tre komponentë. Në këtu kemi vetëm politikë, të dyshuar, disa biznesmenë që nuk janë në nivel të oligarkëve që njohim ne, por kanë futur duart në çdo pushtet dhe kemi mafian që na mungon këtu nuk është asgjëkund. Këto komponentë nuk janë Këtë mund të plotësojnë por nuk janë mafia. Duhet ta kërkojmë ku është se ku është. Nuk është e zbuluar fare asgjëkund. Kjo është skemë që vjen nga jashtë.

Ka letër këmbimi me italianët për këto çështje për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën ka letërkëmbime me autoritetin e DIA-s italiane. Ka diçka të ngjashme, është marrë model që andej kush e ka orkestruar dhe çfarë është bërë. Na mungojnë shumë persona që nuk bëhet dot lidhja, kush ka bërë çfarë. Po flasim për drejtësi penale, por është edhe sociale, jo popullore. Këta që duan të përfitojnë duke qenë pranë politikanëve bërë shumë gjëra, pra mbyll sytë sundimi i ligjit.

Nga 10 oligarkë që kemi sot, 4 janë me probleme. Një oligark thotë nuk marr dot frymë nëse futem në burg dhe ka ikur. Një tjetër ka ikur me urgjencë se i kanë thënë mund të të arrestojnë, njërin e kanë thirrur 4 herë në SPAK, oligark shumë i madh. Një oligark tjetër pritet të arrestohet, nëse do të jetë në Shqipëri”, tha Karamuço në Top Story.