Ka përfunduar pas më tepër se 3 orësh takimi mes presidentit të Interit Stiven Zhang, trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit zikaltër, ndërsa pak më parë klubi milanez ka shpërndarë një komunikatë.
Të mbledhur për të diskutuar mbi të ardhmen e Antonio Contes, drejtuesit dhe trajneri duket se kanë vendosur të vijojnë së bashku, pasi vetë klubi ka njoftuar se në takimin e sotëm u hodhën bazat për diçka të tillë.
“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit.