Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Avioni i kreut të diplomacisë amerikane preku tokën shqiptare në orën 11:11.
Mirëseardhjen ia ka uruar homologu i tij shqiptar, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili e priti në pistën e aeroportit. Sekretari Blinken shoqërohet në këtë vizitë edhe nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Pas mbërritjes në aeroport, eskorta e Antony Blinken u nis drejt Tiranës.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurisë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar.