Tashmë është zyrtare, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe San Marinos, e programuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Itali, nuk do të luhet.
Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas zhvillimeve të fundit në vend, për shkak të përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në Shqipëri.
Pas shpalljes së karantinës në Italinë e Veriut, ku ndodhet edhe San Marino, lojtarët dhe përfaqësuesit e saj e kanë të pamundur të lëvizin, çka hodhi poshtë edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në Shqipëri, ose në ndonjë shtet tjetër.
Në dyshim është edhe sfida e 30 marsit, kundër Sllovenisë. FSHF-ja ka Federatën Sllovene të Futbollit për mundësinë e luajtjes së miqësores së 30 marsit në vendin tonë, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Gjërat vështirësohen pasi trajneri i përfaqësueses sonë, Edy Reja, ndodhet në “zonën e kuqe” në Itali dhe e ka të pamundur të lëvizë.