Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve e cila kërkohet shumë për koncerte apo dasma duke qenë se një anë e fortë e saj është të kënduarit “Live”. Ajo ishte e ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.
E ngacmuar nga Aulona se ajo është një ndër këngëtaret më të pasura dhe që fiton shumë para ajo u shpreh : “Unë miliardere nuk jam, por jam një njeri normal mesatar. Deri para dy vjetësh i bija me top (harxhoja shumë) kurse tani mundohem mos t’i prish të gjitha, në fakt nuk ja dal t’i prish të gjitha dhe ngelen (qesh).”
Ndërsa e pyetur pse nuk bën asnjëherë pushime në vendet ekzotike si Maldive, Tajlandë etj, këngëtarja tha se: “Kam udhëtuar vetëm për punë dhe nuk e gjej asnjëherë kohën për shkak të koncerteve por po e mendoj.”
Anxhela Peristeri njihet si një artiste serioze përsa i përket paraqitjes së saj, por ajo ka treguar një histori që ndoshta edhe nuk e dinit.
Ajo tregoi se kur këndonte në Greqi kishte dalë edhe me reçipeta në Greqi.
“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në Greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën, por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka përfunduar ajo.