Asnjë surprizë! Kështu e ka cilësuar Ilir Meta vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në masën e sigurisë arrest me burg.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se gjykatat konfirmuan edhe njëherë se janë në urdhrat e Edi Ramës.
“Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta.