Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar për “korrupsion” ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ndryshe nga Shkalla e Parë, që e fajësoi për “shpërdorim të detyrës” dhe e dënoi me 2 vjet burg, Apeli i Posaçëm ka vlerësuar ta dënojë Gjicin për “korrupsion” dhe ta dënojë me 4 vite e 6 muaj burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici duhet të vuajë përfundimisht 3 vjet burg.
Ndërsa në Gjykatën e Posaçme, Alma Kaçi u dënua për “prostitucion”, tashmë Apeli e ka dënuar për “korrupsion” dhe dënuar përfundimisht me një vit burg. Kaçi është hetuar dhe gjykuar në masën “arrest në shtëpi” dhe për shkak se ky vendimi i Apelit është i formës së prere dhe i ekzekutueshëm, detyron dërgimin e saj në qeli.