Gjykata e Posaçme e Apelit ka rënduar pozitën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. Trupa gjykuese e gjeti fajtor për “shpërdorim të detyrës” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës.
Frrokaj u dënua me 4 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht, Frrokaj duhet të vuajë 2 vite dhe 8 muaj heqje lirie. Ai dyshohet se ka abuzuar dhe ka tjetërsuar 66 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhurn në Shëngjin.
Së bashku me Frrokajn u dënua edhe Bledar Cara me 1 vit e 4 muaj burg. Ish-kryebashkiaku duhet të kthehet në qeli pas 8 muajsh liri. Ai përfitoi nga amnistia penale dhe u lirua nga burgu i Reçit në 24 Prill të këtij viti.
Frrokaj ishte dënuar me herët nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 3 vite burg po për tjetërsim pronash. Për atë procedim penal, ish-kryebashkiaku i Lezhës ka qëndruar në qeli për 19 muaj.