Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e 4 korrikut 2023 për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.
Kapri dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj Bashkie u akuzuan së pari për shkelje në tenderin e blerjes së druve të zjarrit me 9.2 milionë Lekë të reja të zhvilluar në Tetor të 2017-ës.
Një tjetër akuzë që rëndoi ndaj ish-kryebashkiakut ishte ajo e pengimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të 2019-s duke mbyllur me çelës në rrethin e jashtëm 3 shkolla dhe 1 kopsht në lagjet 2 dhe 5 të qytetit të përcaktuara nga KQZ si qendra votimi.
Akuza këto që kanë rënë poshtë edhe për 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Pogradec pasi Apeli i GJKKO i ka shpallur të pafajshëm.