Aktualitet Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Jorgo Goron.

Ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK më 23 Mars të këtij viti për shpërdorim detyre në dy raste, teksa mbante detyrën e kreut të bashkisë Himarë.

Bashkë me të, nën hetim janë marrë edhe 4 persona. Për këta të fundit, SPAK ka ngritur dyshimet se kanë falsifikuar dokumente duke përfituar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria e Posaçme thotë se Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, kanë përcjellë në institucione të tjera dokumentet të falsifikuara duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.