Kryesore Apeli jep sot vendimin mbi ‘vulën’, Berisha dhe mbështetësit në shesh në...

Apeli jep sot vendimin mbi ‘vulën’, Berisha dhe mbështetësit në shesh në orën 12:00

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Po sot ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta do të nisë në orën 12:00, ndërsa rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë se seanca gjyqësore mbi vulën e Partisë Demokratike pritet të mbahet në orën 11:00.