Kryesore Apeli lë në burg Belerin, ambasadorja greke: Është zgjedhur eurodeputet, duhet të...

Apeli lë në burg Belerin, ambasadorja greke: Është zgjedhur eurodeputet, duhet të jetë në seancat e PE

Ambasadorja greke në Tiranë, u shfaq e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e cila la në fuqi dënimin ndaj Fredi Belerit.

Sipas diplomates Kostantina Kamitsi procesi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kishte shumë pikëpyetje që nisnin nga prezumimi i pafajësisë deri të dënimi jo proporcional për Fredi Belerin.

Megjithatë, Kamtisi shtoi se Beleri, tashmë i zgjedhur eurodeputet duhet të ketë mundësinë që të jetë i pranishëm në seancën e korrikut të PE.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngenë pyetje përsa i përket objektivitetit të procesit, sic është çështja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi joproporcional në lidhje me veprën e tij. Bashkia e Himarës edhe në këto momente nuk drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur prej votuesve edhe pse qytetarët e shprehën me votë dëshirën e tyre. Përparësi për Greqinë mbeten respektimi shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e minoritetit si parim bazë i BE. Beleri tashmë është i zgjedhur në PE. Eurodeputetët duhet të kenë mundësinë të paraqiten personalisht që nga seanca plenare e korrikut që vjen”, tha ambasadorja.