Aktualitet Apeli lë në burg Fredi Belerin

Apeli lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo u hodh poshtë nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Në këtë seancë ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e shtetit grek. Beleri u arrestua disa ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për shitblerjen e votave.