Gjykata e Posaçme e Apeli lë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha të akuzuar në dosjen “5D”.
Të pandryshuara nga Apeli janë lënë edhe masat “detyrim për paraqitje” për Eglantina Zëre dhe Julian Zanaj.
Në fund, të marsit, nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës përfunduan në pranga pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër-arrestet e SPAK lidhen me tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve në varësi të saj, të fituara nga kompania “5D Konstruksion” sh.p.k., e cila njihet edhe si subjekti “Igor Elektrik” sh.p.k apo “V.A.S Konstruksion” sh.p.k.