Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë.
Rraja u arrestua më 19 prill, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji në 2019. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur si Rrumi.
30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Rraja doli fillimisht në Gjykatën e Posaçme, dy ditë pas arrestimit ku u njoh me masën arrest me burg në mungesë. Gjatë zhvillimit të asaj seance Rraja mohoi që të lidhje me atentatin në fjalë.