Aktualitet Apeli refuzon ekstradimin në Hagë. Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Apeli refuzon ekstradimin në Hagë. Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë.

Gjyqtari i Apelit, Genti Shala vendosi njëkohësisht shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi për ekstradimin u ankimua nga avokati i Goxhajt, Ardian Visha.

Goxhaj qëndronte në paraburgim që prej muajit Korrik. Ai akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës se me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të pyetur duke i intimiduar.