Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot që vendimin përfundimtar për Ardiatik Llallën ta japë në 22 Shtator ora 13:00.
Në seancën e zhvilluar sot në gjykatën e apelit, ish-kryeprokurori që akuzohet për fshehje të pasurisë nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.
Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, pas seancës së sotme u shpreh se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Sipas Hazizajt, Llalla është i shtuar në spital.