Një nga ‘chatbot’-et e Inteligjencs Artificiale të krijuar nga Elon Musk e ka identifikuar këtë të fundit si një nga shpërndarësit kryesorë të keqinformimit në X.
Musk e ka lavdëruar vazhdimisht sistemin e tij, Grok, si burimin më të mirë të informacionit duke u thënë përdoruesve se duhet ta përdorin në vend të Google.
Grok është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura të IA në botë, pasi Musk e quan “më të zgjuarin”.
Por sistemi “më inteligjent”, krijimi i të cilit u ndihmua nga Musk, ka thënë se shefi i Tesla-s është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të keqinformimit në platformën X, e cila gjithashtu i përket atij.
Sipas pyetjeve të bëra nga “Metro”, Grok citon “numrin e lartë të ndjekësve” të Musk si përforcues të postimeve të tij duke përfshirë deklarata të gabuara për zgjedhjet, teori konspirative dhe informacion të pasaktë.
“Roli i tij si drejtues i platformës zmadhon më tej ndikimin e tij, pasi përmbajtja shpesh i shpëton vëzhgimit apo moderimit që aplikohet te të tjerët. Natura subjektive e ‘keqinformimit’ dhe mungesa e një matësi universal mund ta vështirësojë kurorëzimin e ‘shpërndarësit ‘më të madh’ por emri i Musk pëmendet më dukshëm në të dhënat dhe diskutimet e tanishme”, shkruan Grok.
Në vend të dytë, Grok renditi Donald Trump.
Sipas Grok, sistemi është trajnuar në një “mori të dhënash” nga burimet publike dhe të dhëna të tjera të kontrolluara dhe kuruara nga tutorët e IA që janë në fakt, analistë.
Edhe më herët, ka pasur shqetësime se X shpërndan keqinformim. Kur Musk bleu Twitter dhe më pas në vitin 2022, i ndryshoi emrin, premtoi që të ofronte një platformë për fjalën e lirë. Në më pak se një muaj, ai bllokoi llogaritë e gazetarëve të njohur duke thënë se kishin publikuar informacione personale të tij pasi kishin shpërndarë informacione publike fluturimesh për avionin e tij privat.