Agjencitë e zbatimit të ligjit thonë se ata kanë arrestuar qindra kriminelë në të gjithë botën në një operacion trevjeçar duke përdorur një aplikacion të projektuar nga FBI.
Që nga viti 2018, Australia, Zelanda e Re dhe FBI kanë përdorur një aplikacion të koduar, ANOM, për të ndjekur krimin e organizuar.
Aplikacioni ANOM kishte qenë një nga shërbimet e mesazheve të popullarizuara në bandat e krimit të organizuar, thonë autoritetet.
Kjo ka çuar në arrestime të tregtisë së drogës në 18 vende në të gjithë Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Kryeministri australian e quajti një operacion “ujëmbledhës” që kishte goditur bandat kriminale globalisht.
“Sot, qeveria australiane, në kuadër të një operacioni global, i ka dhënë një goditje të fortë krimit të organizuar jo vetëm në vend, por në mbarë botën. Ky është një çast vendimtar në historinë e zbatimit të ligjit në Australi”, deklaroi Scott Morrison, kryeministër i Australisë.
Autoritetet australiane thanë se kanë arrestuar 224 persona, përfshirë anëtarë të bandave të paligjshme të motoçiklistëve, ndërsa 35 persona të tjerë janë arrestuar në Zelandën e Re.
Operacioni, që nisi nga policia australiane dhe FBI në vitin 2018, bëri që autoritetet në Shtetet e Bashkuara të merrnin nën kontroll aplikacionin e mesazheve ANOM, mjaft popullor në radhët e bandave kriminale, si dhe të sekuestronin 35 milionë dollarë amerikanë në formë cash.