Raya është një aplikacion elitar takimesh ku njerëz të famshëm dhe të pasur mund të njohin njëri-tjetrin. Në të ju mund të njihni futbollistë të rangut të lartë, aktorë të Hollivudit, producentë dhe yje të televizionit.
Që nga lancimi i saj në vitin 2015, aplikacioni ka tërhequr njerëz nga të gjitha fushat e jetës, por që kanë një gjë të përbashkët, famën.
Mes yjeve në këtë “klub online” janë Sharon Stone, Channing Tatum, David Walliams, Harry Styles, Cara Delevingne, Matthew Perry dhe Emilia Clarke.
Me një listë pritje prej 100,000 personash dhe procedura më të rrepta të verifikimit se çdo klub social, Raya është shërbimi më ekskluziv i hartuar ndonjëherë. Shanset për tu pranuar janë aq të pakta sa ekspertët thonë se është më lehtë të pranohesh në Universitetin e Oksfordit.
Aplikacioni ka disa rregulla, ku kryesori është që të mos flasësh për Raya dhe të mos bësh screnshoote apo rrjedhje informacioni.
Me eventet e anuluara përgjatë 12 muajve në tapetin e kuq, aplikacioni ka qenë një nga vendet kryesore ku të pasurit dhe të famshmit kanë ndërvepruar me njëri-tjetrin.