Politika Aqif Rakipi dhe Suel Çela të përfshirë në procesin e firmave? Si...

Aqif Rakipi dhe Suel Çela të përfshirë në procesin e firmave? Si u përgjigjet Berisha akuzave të Bashës

Një nga debatet më të forta në mbledhjen e Kryesisë së partisë Demokratike që po mbahet mbrëmjen e kësaj të hëne, mësohet se ishte mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës.

Akuza më e rëndë ishte për deklaratat e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit. Këto akuza, ish-kryeministri Sali Berisha i quajti ato gënjeshtrat e radhës të Bashës.

Ka patur sërish akuza sot në mbledhjen e Kryesisë nga zoti Basha se Suel Çela ka marrë peng kryetarë të grup seksioneve për të firmosur dhe gjithashtu edhe Aqif Rakipi është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ju keni dijeni për përfshirjen e këtyre personave për mbledhjen e firmave të këtyre personave?

Berisha: “Tani, ka një anë që është bërë e qartë si ajo drita aty, që Lul Basha, ose peng Basha, nuk di gjë tjetër veçse të gënjejë. Gënjeshtra e radhës e tij. Duhet të jeni të vetëdijshëm… një gjë duhet të dini, ai që gënjen të tijtë ai nuk le njeri pa gënjyer. Dhe unë këto kohë, e kam thënë, nuk kam gjet një demokrat që të thotë nuk më ka gënjyer Lul Basha. Ta injorojmë serialin e gënjeshtrave të tij. Mund të jap edhe një përgjigje tjetër, por po e lemë, po jap këtë”.