Që në minutat e para, finalja e Big Brother VIP, nisi me një surprizë. Moderatorja Arbana Osmani, teksa falenderonte regjinë, banorët dhe gjithë ekipin tha se mbrëmja do të jetë e mbushur me emocione dhe surpriza nga më të paparët.
“Si fillim, çfarë ju nuk dini është që Big Brother VIP këtë edicion e kanë prezantuar dy veta”, nisi Arbana, duke lënë të kuptohet se është sërish në pritje të ëmbël.
Arbana Osmani zgjodhi ta tregojë publikisht se do të bëhet nënë për të tretë pikërisht në finalen e madhe, ndonëse ndjekësit herë pas here kishin shprehur hapur dyshimet e tyre në lidhje me barkun e rrumbullakosur.
Arbana Osmani është nënë e dy djemve, Jon dhe Diell, i cili erdhi në jetë rreth dy vite më parë.