Prezantuesja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, ka thyer heshtjen për të sqaruar disa gjëra në lidhje me fjalët që po thuhen për konfliktin mes vëllezërve Veshaj dhe produksionit të Top Channel.
Në një ‘story’ postuar në Instagramin e saj, ajo shkruan se ky konflikt nuk ka ekzistuar kurrë, teksa vijon duke falënderuar çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.
“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”- shkruan Arbana Osmani në Instastory.
Ndërkohë vëllezërit Veshaj nuk kanë folur ende në lidhje me këtë situatë.
Ndërkohë, Donaldi ka vendosur që të mos e ketë më ‘follow’ në Instagramin e tij Arbanën, ndërkohë që kjo e fundit e ndjek ende aktorin. Ai gjithashtu ka hequr edhe producenten e programit, Lori Hoxhën.
Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.
Ditën e djeshme u tha gjithashtu që Beatrix-i dhe Donaldi nuk u bënë pjesë e xhirimeve të post “Big Brother VIP”.