Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Ahmetaj po hetohet nga SPAK nën dyshimet për korrupsion, shpërdorim detyre, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrimit të parave.
Bashkë me Ahmetajn është paraqitur edhe avokati, Henrik Ligori. Fakti që është shoqëruar nga avokati i tij lë të kuptohet se sot SPAK mund t’i komunikojë dhe akuzat.
Në kuadër të këtij procedimi, më herët janë vënë në sekuestro dy vila, njëra në jug të vendit dhe tjetra në zonën e Hamallajt, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona.
Më herët Gjykata e Posaçme e Apelit i ka rrëzuar Arben Ahmetajt edhe ankimin e bërë për kontrollin e ushtruar në vilën në Hamallaj.
Ahmetaj ka pretenduar se vila nuk është produkt i asnjë veprimtarie kriminale dhe se pas bllokimit të saj ata janë detyruar të jetojnë në një banesë me qira.