Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja është drejt largimit nga detyra duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hapë zyrtarisht garën.
Kreu i KLP, Alfred Balla, është shprehur se drejtuesi aktual, Arben Kraja, përfundon mandatin në datën 19 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.
Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm një mandat. Arben Kraja dhe pas përfundimit të mandatit do të ushtrojë detyrën si prokuror i SPAK për 6 vitet e ardhshme.
Jo zyrtarisht, dy janë kandidatët të cilët kanë shfaqur interes për të marrë këtë post, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili dhe Andand Xholi.