Argita Malltezi thotë se kryetari i PD, Sali Berisha vijon të mbahet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pa asnjë provë.
Në një konferencë për mediat, vajza e ish-kryeministrit Berisha thotë se në këtë mënyrë SPAK po tregon se lideri i opozitës po vërteton indirekt se Berisha është një i burgosur politik.
Ajo thotë se si për bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe për kryetari i PD, SPAK nuk ka vërtetuar me prova asnjë përfshirje të tyre në korrupsion për çështjen “Partizani”.
Argita Malltezi thotë se “SPAK po abuzon me ligjin me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pasi dhe në raportimet e bëra për çështjen “Partizani”, SPAK nuk ka paraqitur dokumente të cilat justifikojnë vijimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën apo Jamarbër Malltezin”.
Sipas saj, organi i drejtësisë po mashtron qytetarët për qëllime politike dhe për të dëmtuar opozitën.