Bota Argjentina i beson vaksinës ruse, presidenti: Do e bëj unë i pari

Argjentina i beson vaksinës ruse, presidenti: Do e bëj unë i pari

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez deklaroi sot se qeveria e vendit të tij do të blejë rreth 20 milionë vaksina ruse Sputnik-V.

Sipas marrëveshjes, dozat e para të vaksinës që injektohet në dy doza do të mbërrijnë në dhjetor, por deri në muajin shkurt do të vaksinohen deri në 13 milionë argjentinas, ku prioriteti shkon për personat me risk më të madh.

“Kur vaksina të miratohet nga autoritetet shëndetësore, do të jem i pari që do të marr vaksinën, në mënyrë që asnjëri të mos frikësohet”, deklaroi presidenti Alberto Fernandez.

Argjentina bën pjesë edhe te konsorciumi COVAX, që mundëson vaksinën vendeve me të ardhura më të ulta, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Vendi amerikano-jugor regjistron rreth 1 milionë e gjysmë të infektuar, dhe 40 mijë të vdekur.