Argjentinë-Kroaci. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës 2022. Të martën në orën 20:00 kampionët e Amerikës së Jugut sfidojnë nënkampionët e botës. Lionel Messi ndriçoi sërish në një mbrëmje të madhe për bardhekaltërit duke shënuar një gol, por duke dhuruar edhe një asist.
Ndeshja nisi me Argjentinën më kërkuese, ku çdo gjë nisej nga këmbët e Messit nga erdhi edhe goli i parë. Në fundin e pjesës së parë, 35-vjeçari dhuroi një asist të jashtëzakonshëm, të cilin e çoi në rrjetë Molina. Në minutën e 73-të, Argjentina fitoi një 11-metërsh, të cilin këtë herë e ktheu në gol Messi. Megjithatë, Holanda nuk u dorëzua dhe arriti që në fundin e takimit të realizojë dy gola, me Ëeghorst, duke e çuar ndeshjen në shtesë. 30 minuta nuk ndryshuan asgjë dhe u deshën 11-metërshat për të dhënë biletën e gjysmëfinales.
Protagonist u bë portieri Martinez, i cili priti dy penalltitë e para dhe e dërgoi Argjentinën në gjysmëfinale, aty ku e pret Kroacia.