Ekonomi Ari me përfitimet më të mira që prej vitit 2010

Ari me përfitimet më të mira që prej vitit 2010

Ekziston edhe ari në mesin e protagonistëve të vitit 2019, një vit rekord për tregjet financiare: lingota e arit është gati të ruajë performancën më të mirë që nga viti 2010, me një rritje që tejkalon 18% dhe kuotimet mbi 1.510 dollarë në ons, që nga fillimi i nëntorit.

Krishtlindja ka favorizuar vëllimet e tregtisë tipike për periudhat e festave dhe mbase ka ndikuar edhe nga nevojat e riorganizimit të portofoleve në fund të vitit, por që ende po forcon tifozët e metalit të çmuar.

Ari – një strehë e sigurt, një mbrojtje par excellence- po e vlerësohet (dhe madje arriti të thyejë rezistencën prej 1.500 dollarë për një ons) në një fazë në të cilën edhe tregjet e aksioneve dhe të gjitha të ashtuquajturat asete të rrezikut funksionojnë gjithashtu në nivele rekord, përfshirë lëndët e para.

Nafta Brent është tregtuar mbi 68 dollarë për fuçi, në nivele që nuk shihej që prej tre muajsh.

Bakri –Doktor bakri që mat shëndetin e ekonomisë globale – është rritur në nivelet më të larta të këtyre tetë muajve, duke arritur në 6,266 dollarë për ton në London Metal Exchange.

Vlerësimi i arit është me të vërtetë befasues, gjë që dobësia (relative) e dollarit ka të ngjarë të mos jetë e mjaftueshme për ta shpjeguar fenomenin, dhe që i gjen analistët të ndarë në perspektivat e tyre për vitin 2020.

Ndër bankat e mëdha, disa janë pesimiste, siç është JP Morgan Chase, e cila parashikon rënie të vlerave të metaleve në të ardhmen, të bindur se kushtet e ekonomisë kanë filluar të përmirësohen, falë edhe armëpushimit për tarifat SHBA-Kinë.

Inkurajimi që ka ardhur së fundmi prej të dhënave makro pozitive dhe bankat qendrore duken të orientuara drejt një qëndrimi më të shtrënguar në politikën monetare.

Në anën tjetër, ka nga ata që mendojnë se ari ka ende arsye të mira për të vrapuar: shumë paqartësi barten në të ardhmen, mbi marrëdhëniet SHBA-Kinë, mbi metodat e Brexit, tensionet gjeopolitike në rritje. Ekspertët e Goldman Sachs dhe UBS besojnë se edhe barriera 1.600 dollarë për arin do të bjerë në vitin 2020.

Në mbështetje të çmimeve të metaleve janë gjithashtu faktorë thelbësorë. Akumulimi i rezervave të arit nga bankat qendrore ka ngadalësuar ritmin, por vazhdon, me blerjet që nuk janë parë për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Së shpejti edhe fondi i pasurisë sovrane ruse, RFIF, duhet të fillojë blerjen e arit (përpos euro dhe yuan), si pjesë e një procesi të de-dollarizimit që Moska tashmë ka filluar prej do kohësh, me vendosmëri më të madhe se ajo e treguar deri më tani nga Kina.

Plani është zyrtar dhe ishte përshkruar tashmë mbi një muaj më parë nga zv / ministri rus i financave, Vladimir Kolychev edhe pse në linja të përgjithshme. Në prag të Krishtlindjes, drejtori i ministrisë, Anton Siluanov, u kthye në detyrë duke konfirmuar favorizimin e diversifikimit në ar dhe metale të tjera të çmuara (nga të cilat Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë) si një investim “më i qëndrueshëm në planin afatgjatë” sesa ndaj pasurive të tjera.

Fondi i pasurisë sovrane ruse ka asete prej afro 125 miliardë dollarë, nga të cilat 45 miliardë në monedhën amerikane, do të tregonte Kolychev në mes të nëntorit, duke sqaruar se qëllimi i Kremlinit është të zvogëlojë pjesën e monedhës së gjelbër në përputhje me diversifikimin e bërë nga banka qendrore.

Qeveria po “shqyrton disa monedha rezervë që plotësojnë standardet e FMN, duke përfshirë juanin dhe monedhat e vendeve të tjera”, por sigurisht që ekziston edhe ari, nga të cilat banka qendrore ruse ka grumbulluar 22 mijë ton dhe që sot përbën mbi një të pestën e rezervave të saj totale.

Në vend të kësaj, në më pak se dy vjet, Moska ka ulur zotërimin e bonove të qeverisë amerikane nga 96 në 8 miliardë dollarë dhe përgjysmoi pjesën e rezervave në dollarë, duke i sjellë ato në 22%. Pjesa në euro u rrit nga 22 në 32%, pjesa në juan nga 5 në 15%. Diversifikimi për fondin e pasurisë sovrane nuk do të jetë domosdoshmërisht i njëjtë, por Kolychev thotë se do të jetë “i ngjashëm”./Ilsole24ore