Në fillim, u duk sikur Arian Çani kishte ftuar trupën e rradhës për të promovuar një shfaqje teatrale, por shumë shpejt u zbulua se një nga aktoret, Joana Çani, ishte në të vërtetë e bija.
Joana foli gjithë emocion për rolin e saj në shfaqjen për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, dhe hezitoi goxha kur Çani e pyeti në do ia thoshte publikut çfarë e kanë ata njëri-tjetrin.
“Familje”, u përgjigj më në fund ajo me gjysmë zëri.
“Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore”, vijoi Çani. “Kam një emocion të paparë”.
Si ndër mbështetësit më të mëdhenj të teatrit në Shqipëri, natyrshëm është krenar që vajza po ngjitet në skenë.
Bisedën e lezetshme mund të shihni këtu.