Kryesore Arilena Ara fiton Festivalin e Këngës

Arilena Ara fiton Festivalin e Këngës

Fituesja e Çmimit të parë të Festivalit të Këngës është Arilena Ara.

Në mesin e brohoritjeve në sallë, mes fansave të Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, kryetari i jurisë përmendi emrin e Arilenës, si fituesja e festivalit të 58-të të Këngës.

Jonida Maliqi i ka dorëzuar kupën e fitores fitueses, për t’i uruar shumë suksese në skenën e Eurovizionit.

E përlotur Arilena u shpreh se nuk e kishte menduar asnjëherë të ishte fituesja.

“Unë nuk këndoj për trofeun apo për të fituar çmime. Bëj muzikë sepse i kam dedikuar jetën që 14 vjeç. Kësaj here shkrova një këngë me Liridon Berishën për veten time. Me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Sot kam mamin për herë të parë në sallë”.

Elvana Gjata u rendit në vendin e dytë, për t’u ndjekur nga Sara Bajraktari në vendin e tretë.