Extra Arinjtë polarë janë në krizë prej 20 000 vitesh, por edhe sa...

Arinjtë polarë janë në krizë prej 20 000 vitesh, por edhe sa kohë do të mbijetojnë ata?

Me kalimin e viteve, arinjtë polarë janë bërë simbol i katastrofave mjedisore të shkaktuara nga ngrohja globale, një situatë e cila, siç thotë një studim i publikuar në Science Advances, ka rrënjë shumë më të thella se sa besohet, shkruan revista italiane focus.it.

Popullsia e tyre po bie me shpejtësi, sepse është një specie veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Me pak fjalë, ajo që kemi qenë dëshmitare e dekadave të fundit nuk është asgjë e re: është “vetëm” një përshpejtim shqetësues i një dukurie më të vjetër.

Arinjtë polarë konsiderohen si një specie rojtare, gjendja shëndetësore e të cilëve është tregues i kushteve të përgjithshme të habitatit në të cilin jetojnë.

Për këtë studim, ekipi nga Universiteti i Kopenhagës mori në konsideratë në veçanti popullsinë që jeton në brigjet e Grenlandës, e cila përfshin një numër ekzemplarësh rreth 5000 njësi.

Analiza integroi të dhëna në lidhje me kodin gjenetik të arinjve, dietën dhe shpërndarjen e tyre, por edhe informacionin që kemi për klimën lokale: rezultati është zbulimi se popullsia e Grenlandës ka ardhur duke u zvogëluar në numër.

Arsyeja është rritja e temperaturave të detit, e cila bën që akulli të tërhiqet dhe për këtë arsye arinjtë kanë më pak ushqim në dispozicion.

Gjatë 20,000 viteve të fundit, ujërat e Grenlandës kanë parë temperaturat e tyre të rriten me 0,2/0,5 °C: duket pak, por ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një kolaps në popullsinë e ariut polar prej 20 deri në 40%.

Problemi i vërtetë është se në dekadat e ardhshme parashikimet e klimës thonë se të njëjtat ujëra do të ngrohen midis 2 dhe 5 °C, domethënë dhjetë herë më shumë se sa ka ndodhur në njëzet mijëvjeçarët e fundit.

Kjo shpjegon pse gjendja e arinjve polarë konsiderohet kaq kritike: të ndjeshëm ndaj rritjeve edhe minimale, ata do të përballen me një ngrohje shumë të shpejtë që do t’i privojë nga akulli që u nevojitet për të jetuar dhe për të marrë ushqim.

Sipas studiuesve situata nuk është e mirë për arinjtë polarë.