Një 45-vjeçar është sulmuar nga ariu në Malin e Gjallicës në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nangë teksa qytetari me iniciale E.O. kishte dalë për të kullotur bagëtitë.
Në këtë moment ai u sulmua nga ariu dhe ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Për të transportuar të plagosurin drejt spitalit, është njoftuar helikopteri pasi është e pamundur ndërhyrja me automjet për shkak të terrenit malor.
Bashkë me 45-vjeçarin ndodhen edhe disa persona të tjerë, të ciët i kanë dhënë ndihmën e parë.