Arkeologët grekë zbuluan rastësisht, një objekt adhurimi, një dem prej bronzi më shumë se 2500 vite më parë në sitin arkeologjik të Olimpit – tha dje Ministria e Kulturës.
Një arkeolog vëzhgues gjeti statujën e vogël gjatë punimeve në sitin arkeologjik, një nga vendet e shenjta më të famshme në Greqinë e Lashë – tha ministria në një deklaratë.
Me brirët që dilnin nga toka, pas reshjeve të dendura të shiut, statuja u gjet e paprekur, pranë tempullit të perëndisë antike greke, Zeus, në Olimp – vendi i lindjes së lojërave të lashta olimpike. Statuja u dërgua në një muze për t’u ruajtur.
Arkeologët besojnë se ajo është pjesë e mijëra dhuratave që i ofroheshin Zeusit në vitet 1,050-700 para Krishtit. Demat dhe kuajt kishin një rol të rëndësishëm në jetën e grekëve të lashtë dhe shpesh ata u kushtoheshin zotave.