Mbetjet skeletore të një “vampiri” femër u gjetën në një varrezë polake të shekullit të 17-të, me një drapër në qafë për të parandaluar rikthimin nga vdekja.
Profesor Dariusz Poliński nga Universiteti Nicholas Copernicus drejtoi gërmimin arkeologjik që çoi në zbulimin e mbetjeve, të cilat u gjetën të veshur me një kapak mëndafshi dhe me një dhëmb të dalë përpara, raportoi të premten Daily Mail.
“Drapri nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në atë mënyrë që nëse e ndjera do të ishte përpjekur të ngrihej, koka do të ishte prerë ose lënduar”, tha Poliński për Daily Mail.
Në shekullin e 11-të, qytetarët e Evropës Lindore raportuan se kishin frikë nga vampirët dhe filluan t’i trajtonin të vdekurit e tyre me rituale kundër vampirëve, sipas revistës Smithsonian, duke besuar se “disa njerëz që vdisnin do të dilnin nga varri si përbindësha që thithin gjak duke terrorizuar të gjallët”.
Nga shekulli i 17-të, praktika të tilla varrimi “u bënë të zakonshme në të gjithë Poloninë në përgjigje të një përhapjes së vampirëve”.