Nëse jeni një i pasionuar ndaj lundrimit dhe jetës luksoze, atëherë ky superjaht me 8 kuverta gjigante mund të jetë mjeti lundrues i ëndrrës suaj.
Ky është projekti më i madh i superjahteve me vela nga seria Goliath, e cila ka vend për uljen e disa helikopterëve, një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe 4 fusha hendbolli.
Kjo anije luksoze është një version modern i anijes spanjolle Galleon të shekullit të 16-të. Ajo mund të mbajë deri në 350 persona, 150 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.
Dizajni i saj i mrekullueshëm, një ndërthurje mes të kuqes e të bardhës, si dhe katër vela gjigante, i japin këtij superjahti një pamje moderne.
Kjo anije do të jetë e gjatë 158 metra. Edhe pse me një madhësi të tillë, nuk është jahti më i madh në botë, pasi vendi i parë mbahet nga “Azzam”, 179 metra i gjatë, i cili është në pronësi të mbretit të Abu Shabit
Projektuesi Steve Kozloff e quajti atë një “jaht eksplorues”, i cili do të ishte i aftë të lundronte në të gjithë botën në luks të garantuar.
Siguria nuk është lënë në plan të dytë, pasi 12 anije shpëtimi do të jenë falas. Ato mund të mbajnë deri në 30 persona secila.